#120 - Kanceri që lundron në lumin Ishëm | Lulzim Baumann & Klajdi Sotiri
Description
Lulzim Baumann është ekspert i ekonomisë qarkulluese, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Recycling Albania. Lulzimi është aktiv edhe me organizatën Diaspora për Shqipërinë e Lirë, në grupin e Energjisë dhe Mjedisit, ku së bashku organizuan konferenca energjetike me temë “Dilema e Tranzicionit të Energjisë në Shqipëri”.
Klajdi Sotiri është ekspert i menaxhimit të integruar te burimeve ujore. Ai ka studiuar inxhinieri ndërtimi dhe ka kryer doktoraturën me fokus kërkimor në menaxhmin e baseneve ujore dhe sedimentimin e rezervuareve, në Karlsruhe Institute of Technology. Klajdi ka punuar si kërkues shkencor për rreth 9 vite në të njëjtin institut dhe aktualisht ai është themelues i kompanisë limknow GmbH & Co. KG që ofron shërbime konsulence ne fushën e mjedisit.























